e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pep bëri premtime boshe, nisin krisjet mes Gëces dhe trajnerit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pep bëri premtime boshe, nisin krisjet mes Gëces dhe trajnerit

Kishin kaluar 5 muaj që Mario Gëce qëndronte jashtë fushave të futbollit. Më 8 tetor 2015, kampioni i botës pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen e kombëtares gjermane kundër Irlandës.

AUGSBURG, GERMANY - APRIL 05: Josep Guardiola, head coach of Muenchen talks to his player Mario Goetze prior to the Bundesliga match between FC Augsburg and FC Bayern Muenchen at SGL Arena on April 5, 2014 in Augsburg, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Bongarts/Getty Images)Më në fund mesfushori i Bajernit është rikuperuar totalisht dhe pret të aktivizohet. Mediat gjermane kanë zbuluar se Mario Gëce ka mbetur i zhgënjyer nga plani i Pep Guardiolës në ndeshjen ndaj Volfsburgut.

Trajneri spanjoll pati premtuar aktivizimin e tij të paktën 15 minuta, por në fakt ky premtim rezultoi një gënjeshtër. Ai jo vetëm që nuk ishte në formacion, por as nuk u aktivizua në pjesën e dytë, pasi Guardiola i besoi më shumë Riberisë, Tiagos dhe disa minuta Rodes.

"Ishte vendimi im që Gëce të qëndronte në stol. Kjo ishte gjithçka në këtë histori", u përgjigjet me inat pyetjeve thumbuese të gazetarëve, Pep Guardiola. Disa ekspertë flasin për përplasje mes Gëces dhe Guardiolës, aq sa kjo mund të vërë në rrezik edhe pjesëmarrjen e tij në "Euro 2016".