e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kritikoi shokët e skuadrës, bëri ndeshjen më të dobët

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kritikoi shokët e skuadrës, bëri ndeshjen më të dobët

"Nëse të gjithë do të ishin si unë, Reali tani do të ishte në vendin e parë". Kjo është deklarata e Kristiano Ronaldos, e cila bëri xhiron e botës pas derbit të humbur kundër Atletikos. Por, nëse të gjithë do të ishin si Ronaldo i derbit, atëherë Reali mund të kishte humbur më thellë.ronaldo7Gazeta e njohur "As" ka publikuar një statistikë, ku tregon se ndaj Atletikos, Kristiano Ronaldo ka bërë ndeshjen më të dobët. Pavarësisht se portugezi mendon të kundërtën, statistikat thonë se numri shtatë i madrilenëve nuk ishte në një ditë pozitive.

Diego Simeone kishte përgatitur "kafazin" për lojtarin më të rrezikshëm të Realit dhe diçka e tillë e detyroi atë të humbte 25 topa gjatë ndeshjes. Kjo është shifra më e lartë për të në këtë sezon, ndërsa ndeshja tjetër ku ka humbur më shumë topa është ajo ndaj Betisit.

Por, nuk është vetëm kjo shifër që tregon se Ronaldo bëri ndeshjen më të shëmtuar në këtë sezon. Portugezi tentoi ta godiste portën shtatë herë, por vetëm 3 prej tyre shkuan në kuadrat. Tre të tjerat përfunduan jashtë, ndërsa një u bllokua.

Ronaldo pati gjithashtu edhe 2 mundësi të arta për të shënuar përballë portierit Oblak, por nuk u tregua i saktë. Ai fitoi vetëm 50% të dueleve me kundërshtarët, ndërsa saktësia e pasimeve të tij ishte 74%. Nga 35 pasime që tentoi të kryente, vetëm 26 prej tyre rezultuan të suksesshme. Kristiano u tregua shumë i nxituar me deklaratat, por ndoshta është penduar pasi ka lexuar statistikat.