Gomez, sinjale Lëvit: Unë i duhem kombëtares në Francë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bomberi gjerman Mario Gomez po shkëlqen këtë sezon në kampionatin turk. Falë 16 golave të tij Beshiktashi kryeson tabelën dhe ka shanse të mëdha për titullin kampion.
Ndërkohë, sulmuesi Gomez i ka adresuar një mesazh trajnerit të kombëtares gjermane, Joakim Lëv. "Unë e di që nëse qëndroj në superformë, do kem shumë shanse të bëhem pjesë e Europianit në Francë.
Unë jam tip ndryshe nga sulmuesit aktualë të kombëtares. Kjo do të më bëjë më të rëndësishëm. Unë do bëj të pamundurën që ta bind trajnerin Lëv. Kam besim te vetja. Gjermania ka nevojë për një sulmues të mirëfilltë dhe kjo nuk do t'i mungojë në 'Euro 2016´", deklaroi Gomez gjatë një interviste për "Bild".