e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pep: Zonjës nuk i zë besë, plani ynë na çon në finale

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pep: Zonjës nuk i zë besë, plani ynë na çon në finale

Sot, në orën 20:45, në "Allianz-Arena" Bajerni i Mynihut pritet të bëjë ligjin dhe presë biletën për çerekfinale kundër Juventusit. pep guardiolaTrajneri Pep Guardiola, gjatë konferencës për shtyp, analizon sfidën, gjendjen e ekipit dhe parashtron planin strategjik për të kapur finalen në Milano.

Guardiola, ndeshja e parë doli 2-2.Si i shihni shanset dhe çfarë rivali parashikoni?

Unë do kisha dëshirë të fitoja 5-0, por përfundoi 2-2. Nuk e di se çfarë plani ka Juventusi këtë herë. Ata janë në gjendje të mbrohen me 10 lojtarë. Personalisht, nuk më pëlqen, por "Zonja" mundet edhe të na sulmojë. Antonio Konte integroi lojë ofensive. Dhe këtë herë vendosin detajet, pasi Alegri është një trajner i zgjuar nga ana taktike. Pavarësisht mungesave, tek ata nuk ndryshon gjë. Juventusi mbetet i njëjtë dhe i rrezikshëm si me Markizion, apo pa Markizion. Nuk u zë besë.

Cili është vlerësimi juaj për Xhanluixhi Bufon?

E admiroj shumë. Vërtet fitohet në grup, por admiroj eksperiencën dhe mentalitetin e Bufonit. Shpresoj që të vazhdojë sa më gjatë. Është një nder i madh të përballemi me një legjendë si ai. Edhe pse do jetë e vështirë, shpresoj t'i dhurojmë disa gola në portën e tij (qesh).

Keni gjetur bilancet e duhura në mbrojtje? A do keni mungesa?

Tashçi po kalon një situatë të vështirë. Ishte blerje emergjente pas dëmtimit të Badshtuberit. Kimishin e provuam dhe ai u përshtat shumë mirë. Dua t'i jap kohë dhe kem durim me të. Benatia është gati, ndërsa Martinez nuk ia doli dot. Të gjithë të tjerët janë gati. Ndërsa për Robenin nuk e di ende. Ai nuk është stërvitur me ekipin, për shkak të një ftohjeje. Vendimet do t'i marr para ndeshjes.

Sa e vështirë është t'ua thoni formacionin lojtarëve?

E adhuroj profesionin tim, por e urrej këtë moment, këtë situatë. Kam respekt të madh për lojtarët. Është më e lehtë kur futbollistët janë egoistë. Këtu në Mynih është e vështirë, sepse merr vendimet para ekipit dhe të gjithë e meritojnë formacionin.

Sa i rëndësishëm do jetë Riberi dhe Vidal në këtë duel?

Arturo është i rëndësishëm falë eksperiencës, kualitetit dhe karakterit të tij. Ne duam të kualifikohemi dhe këtë do ta arrijmë jo vetëm duke sulmuar. Vidal ka luajtur shumë mirë dhe është përshtatur me stilin tonë dhe lojtarët. Ndërsa Riberi është në formë të shkëlqyer. Ai mund të jetë titullar. Lojtarët me shumë eksperiencë kanë një favor. Mund të luash me 5-6 sulmues dhe përsëri mos mjaftojnë. Prandaj, në mbrëmje do na hyjë në punë truri, të cilin duhet ta kontrollojmë. Mund të ketë edhe surpriza.

Jeni stërvitur për penalltitë?

Ne i njohim kapacitetet dhe kualitetin tonë. Duam ta fitojmë këtë ndeshje, por jo nga penalltitë. Unë kam besim te lojtarët e mi dhe shpresoj të shfrytëzojmë shanset tona.

Keni ndonjë recetë për Champions-in?

Ne kemi të gjithë lojtarët dhe nga ana sportive jemi më mirë se vitin e kaluar. Receta më e mirë do jetë të luajmë mirë, ashtu siç dimë ne. Duhet të bazohemi tek armët tona dhe ndëshkojmë dobësitë e kundërshtarit. Unë e di që të gjithë presin ta fitojmë Champions-in. E pranoj këtë pritshmëri. Ka mundësi që të shkojmë në finale. Nëse nuk e fitojmë, atëherë duhet të mendojmë çfarë bëmë gabim dhe çfarë duhet të korrigjojmë. Kam biseduar gjithçka me lojtarët si ta fitojmë ndeshjen.

Përgatiti: ENIAR IBRO