e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Alegri: Dibalan e lashë vetë jashtë, Bajerni na druhet

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Alegri: Dibalan e lashë vetë jashtë, Bajerni na druhet

Alegri duket i qetë. alegriNuk shqetësohet aspak nga mungesat, madje beson se Bajerni i trembet Juventusit.

Ai është i bindur për supremacinë e kundërshtarit, por kjo nuk përkthehet në kualifikimin e tyre. Kreu i pankinës bardhezi sqaron se Dibalan e ka lënë në Torino për të mos e rrezikuar, ndërkohë që ia di pikat e dobëta kundërshtarit.

Çfarë duhet të bëni që të kualifikoheni ndaj një kundërshtari si Bajerni?

Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. E përsëris: duhet të bëjmë dhe jo të mendojmë. Pa një paraqitje të jashtëzakonshme, kemi shumë pak mundësi. Bajerni dominon në fushë me 60-70%, por ka gjithashtu edhe pikë të dobëta. I kemi parë.

Do përballeni edhe me mungesa të rëndësishme...

Dibalan e lashë në shtëpi për të evituar rreziqet. Sezoni zgjat edhe dy muaj dhe jemi në garë në të gjitha frontet. Ishte një vendim i imi, pasi nuk dua që ai të dëmtohej dhe të qëndronte jashtë fushave për më shumë se një muaj. Ndërsa Markizio nuk ia doli për shkak të problemeve fizike. Por, sa u përket mungesave, ju siguroj se ne kemi një organikë të kompletuar, e cila na jep mundësinë që të mos mendojmë fare për ata që nuk janë.

Manxukiç si është?

Do ta verifikoj nesër (sot), por është mirë. Kam dëgjuar të flitet se është dramë te Juvja, për shkak të mungesave. Më vjen keq që nuk janë, por më vjen keq për ta. Dibala do jetë në fushë të dielën. Kushdo që do zbresë ndaj Bajernit, do bëjë një ndeshje të madhe. Jam i bindur.

Çfarë rreziqesh parashikoni në këtë sfidë?

Nuk dua që të jetë një ndeshje e thatë. Ne luajmë për një barazim 3-3 ose për fitore, pra nuk mund të jemi totalisht në mbrojtje. Na duhet edhe pak fat, por ju siguroj se edhe Bajerni ka frikë nga ne.

Ju kërkoni një ndeshje epike...

Duhet ndeshje me mendje të kthjellët dhe tension. Duhet të jemi të qartë në aksionet sulmuese, por edhe të bëjmë presing të vazhdueshëm. Në këtë raund të Champions-it, një ekip duhet të eliminohet patjetër dhe unë uroj që të jetë Bajerni.

E keni vendosur formacionin?

Jo, akoma. Nuk e di nëse do luajë Hernanes, apo Zaza, apo Manxukiç. Nuk e di nëse do zbres me një sulmues të vetëm, apo me dy. Nata është gjatë dhe do ta mendoj.

Doni një Bajern si ai i 30 minutave të fundit?

Duke ditur filozofinë e tyre të lojës, është e sigurt që ndeshja nuk ka për të përfunduar 0- 0. Secilit ekip do t'i krijohen mundësi për të shënuar dhe aty do bëhet diferenca. Ai që arrin të finalizojë më mirë, do ketë shënuar edhe një gol më tepër se kundërshtari.