e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ja si do organizohen bavarezët në Tiranë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ja si do organizohen bavarezët në Tiranë

Grupimi më i madh i tifozëve të Bajernit të Mynihut në Shqipëri, "Unë jam bavarez", ka vendosur që të mos ketë organizim me parametra të mëdha sa i përket numrit të atyre që do mblidhen për të ndjekur ndeshjen kundër Juventusit. bajern-juve3Por kjo nuk do të thotë se ata kanë evituar mundësinë për të pasur një pikë referimi, në mënyrë që të krijojnë atmosfer- ën e duhur. Ky grupim ka bashkëpunuar me sponsorin e klubit gjerman "T-Mobile", i cili ka edhe përfaqësuesin e vet në shtëpi, duke bërë të mundur që të mblidhen pikërisht në lokalin e kësaj kompanie telefonike, në zonën e ish-Bllokut.

Një ambient që parashikohet të tejmbushet nga ngjyrat e klubit bavarez, në mbështetje për supersfidën e sotme.

Tifozët e Bajernit janë në numër shumë të madh në Shqipëri dhe kjo do japë mundësinë që në qytete të ndryshme të ketë gjithashtu mbledhje masive në lokale private, për të përjetuar së bashku drithërimat e një dueli të një rëndësie të tillë, duke llogaritur edhe faktin që barazimi 2-2 i sfidës së parë lë gjithçka të hapur...