e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pep: Nuk besoja te barazimi, ja sekreti fitues

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pep: Nuk besoja te barazimi, ja sekreti fitues

Pep Guardiola ia "faturon" meritën e kualifikimit Komanit dhe Dagllas Kostës, që, sipas tij, shpërqendruan me sukses mbrojtjen e Juventusit. pep guardiolaTrajneri i Bajernit ka treguar pse zhgënjyen në fillim dhe si arritën që të kualifikohen, ndonëse i kishte humbur shpresat pas pësimit të dy golave. Ndërkohë, spanjolli i del kundër Juventusit, që ankohet për arbitrimin...

Pse e nisët aq dobët ndeshjen?

Hyjmë në fushë të trembur dhe kjo na kushtoi. Juventusi u tregua i zoti që bëri presing shumë lart dhe ne ishim të ngadaltë për të dalë nga zona. 1-0 dhe më pas 2-0. Nuk e kishim menduar. Por, më pas u treguam të zotët për të ruajtur qetësinë.

Çfarë ndodhi që arritët ta kthenit?

Ne nuk patëm një ndeshje të shkëlqyer, por patëm minutat tona pozitive. Kishte raste që ishim 1 minutë super, 1 minutë katastrofë. Por patëm edhe 2 minuta mjaft të mira radhazi. Besoj se Dagllas Kosta dhe Koman na ndihmuan mjaft për të barazuar. Ata herë luanin në afërsi të zonës dhe herë larg saj, duke menduar për aksione individuale ose krosime. E shpërqendruan disi mbrojtjen e Juventusit, por për ne ishte një rrezik konstant Manxukiçi. Ai bënte presing të vazhdueshëm te mbrojtësit dhe e patëm të vështirë që të qarkullonim topin. Gjithsesi, loja nga krahët me dy lojtarët tanë, që patën edhe formë të mirë fizike, na ndihmoi për të barazuar.

Besuat se do të barazonit?

Jo. Në minutën e 69´-të nuk e besoja. T'i shënosh katër gola një ekipi italian, është diçka e madhe. Duhej shumë durim dhe qetësi. Ne e patëm dhe u shpërblyem. Nëse do të ishim tensionuar, s'do të kishim zgjidhur gjë.

Ndiheni një ekip i kualifikuar me meritë?

Askush nuk kalon pa meritë në kompeticione të tilla. Kur shikon një ekip të madh si Juventusi që eliminohet, nuk të vjen mirë. Por, në përballje të tilla dikush duhet të kalojë dhe ne fituam në fushë.

Por Juventusi ka pakënaqësi ndaj arbitrit, pasi ka një gol të anuluar padrejtësisht ndaj Moratës. Dhe jo vetëm aq...

Një klub i madh nuk duhet të merret me arbitrat, por të urojë kundërshtarin për kualifikimin. Mund të ketë pasur edhe një gabim. Goli i Moratës mund të mos ketë qenë në pozicion jashtë loje, por këto janë gjëra që ndodhin. Nuk besoj se është mënyra e duhur për të mbyllur një ndeshje kaq emocionuese.