e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bufon nuk bëri pritje të mëdha, ja pse e hoqa Moratën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bufon nuk bëri pritje të mëdha, ja pse e hoqa Moratën

Masimiliano Alegri nuk e fsheh zhgënjimin për eliminimin, sidomos pas avantazhit të dyfishtë. bufonAi refuzon të komentojë mbi arbitrimin, por kritikon edhe Bufonin.

Eliminimi

"Më vjen shumë keq, sidomos kur vjen pas një avantazhi të tillë. Ne arritëm të shënonim dy gola dhe kjo nuk ndodh shpesh. Pak ekipe janë të aftë ta bëjnë një gjë të tillë në Mynih. I kishim të gjitha mundësitë për të siguruar kualifikimin. Pas minutës së 70-të u dorëzuam dhe dolëm edhe nga detyrat. Nuk patëm qetësinë e duhur".

Lojtarët

"Bufon nuk bëri pritje të mëdha. Kuadrado humbi mundësinë e golit të sigurisë, i cili do t'i kishte mbyllur të gjitha llogaritë. Morata gjithashtu shpërdoroi dy mundësi të shkëlqyera. Nuk duhet të ishim gënjyer nga avantazhi, por të finalizonim më saktë".

Zëvendësimet

"Moratën e hoqa në momentin që ndeshja ishte 2-0. Ai ishte i shkëlqyer në duelet një kundër një, por nuk bënte dot më presing. Futa Manxukiçin, prej të cilit doja që të kontrollonte repartin sulmues dhe të bëhej pikë referimi. Thjesht duhet të mbante larg mbrojtësit e qendrës, në mënyrë të që të administronim avantazhin".

Arbitri

"Nuk dua të merrem me gjykimin. Kemi gjëra të tjera për të analizuar dhe pastaj të mendojmë për ndeshjen e radhës në kampionat".

Koman

"Zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë dhe e ndihmoi shumë Bajernin për të barazuar ndeshjen. Gjermania është një kampionat që do t'i japë mundësinë të rritet më tepër".