Sërish bileta në treg, FSHF thirrje për Rumani Shqipëri
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UEFA përfundoi periudhën e prenotimit të biletave për në "Euro 2016", mirëpo ditën e djeshme në faqen zyrtare të FSHF-së është postuar një njoftim për bileta të vlefshme në ndeshjen e tretë të kuqezinjve në fazën e grupeve.
"Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët dhe dashamirësit e skuadrës përfaqësuese se kanë mundësi që të aplikojnë dhe të marrin bileta për ndeshjen e tretë të Kombëtares sonë në Europianin 'Francë 2016'.
Bëhet fjalë për ndeshjen e datës 19 qershor, që skuadra jonë do të luajë kundër Rumanisë në Lion. Duke qenë edhe ndeshja e fundit në grup, ajo mund të rezultojë përcaktuese për skuadrën tonë kombëtare. Për këtë arsye, prania dhe mbështetja juaj do të jetë një shtysë e fortë, për ekipin tonë kombëtar, në finalet e Europianit.
Ata që dëshirojnë të pajisen me bileta për këtë ndeshje, mund të aplikojnë në faqen zyrtare të UEFAs, në portalin e biletave. Federata Shqiptare e Futbollit ju uron fat të mbarë dhe shpresojmë që të kemi sa më shumë përkrahës të skuadrëss kombëtare, në Europianin 'Francë 2016´", shkruan FSHF.