e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pep: Juven e mundim me tru, do të kualifikohemi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pep: Juven e mundim me tru, do të kualifikohemi

Trajneri i Bajernit, Pep Guardiola, shprehet gjithnjë i kënaqur me trupën e tij. Pas "shuplakës" që i dha Verderit, spanjolli analizon takimin, vlerëson Gëcen, parapëlqen titullin, si dhe zbardh tezat anti-Juventus.Pep Guardiola

"Luajtëm shumë mirë. U treguam të duruar, agresivë, si dhe nuk lejuam që Verderi të na kundërsulmonte.

Mbajtëm siç duhet pozicionet dhe i ndëshkuam me shpejtësi. Ne e dimë që çdo ndeshje është si një finale për ne. Kam besim të madh te lojtarët e mi. Unë nuk jam vetëm trajner i kësaj skuadre, por edhe fans i saj.

Kur fitojmë 5-0, njerëzit mendojnë se ishte e thjeshtë. Në këtë duel hodha në fushë formacionin më të mirë të mundshëm që kisha në dispozicion", nënvizoi Guardiola, duke folur për rikthimin e Gëces, - "Mario luajti shumë mirë. Ishte aktiv dhe mjaft korrekt. Nuk ishte e thjeshtë për të pas 4 muajsh pushim.

Natyrisht që ka nevojë për kohë. Ndërsa Levandovski ishte pak i lodhur, prandaj nuk e aktivizova nga fillimi". Për trajnerin spanjoll titulli kampion është më i rëndësishmi. "Unë jam i bindur që edhe Dortmundi mund t'i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura, prandaj dhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë.

Për mua titulli është më i rëndësishmi", u shpreh Guardiola. Në fund Pep flet edhe për Juventusin. "Kemi 4 ditë kohë për finalen kundër Juventusit. Na duhen fansat deri në minutën e fundit për të kaluar në çerekfinale. Ndryshe nga 30 minutat e fundit në Torino, ne duhet të tregohemi më inteligjentë dhe të luajmë më me tru", përfundoi Guardiola.