PSG shpallet kampione po mundi Trojenë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skuadra e Loran Blankut mund të hipotekojë titullin e katërt radhazi kampion sot në rast se mundin skuadrën e fundit në renditje, Trojenë.
Dhe trajneri i parizienëve Loran Blank tha në konferencën e djeshme për shtyp se është pikërisht faji i nivelit të skuadrave të tjera franceze që skuadra e tij mund ta fitojë titullin 8 javë përpara fundit.
Pas barazimit 2-2 të Monakosë me Reimsin të premten, PSG do të kryesonte me 25 pikë diferencë në rast fitoreje. "Pati një debat nëse ky kampionat ishte fantastik apo patetik, por Parisi bëri rrugën e tij. Shumë rivale dështuan të ndjekin tempin tonë.
Megjithatë, unë këmbëngul se gjatë një sezoni një skuadër mund t'i marrë vetëm 6 pikë PSG-së. Kundërshtarët tanë nuk bënë atë që duhej.
Ne bëmë një udhëtim të shkëlqyer dhe shpresoj ta fitojmë titullin sa më shpejt që të jetë e mundur. Ta fitosh titullin kaq shpejt është krenari", deklaroi tekniku 50- vjeçar, i cili sot do të jetë sërish pa Marko Verratin, ashtu si në ndeshjen ndaj Çelsit. Por edhe Matuidi është në dyshim