e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Paterborn dhe Meha per here te pare ne Bundeslige

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Paterborn dhe Meha per here te pare ne Bundeslige

Alban Meha dhe Paterborn bënë historinë dje pasi fituan 2 me 1 në ndeshjen e fundit të Bundesligës së Dytë duke siguruar kalimin në të parën. Lojtari i kombëtares Meha është një nga lojtarë kyç të Paterbornit dhe golat e tij, golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit, kanë qenë vendimtarë të ndihmonin skuadrën në suksesin historik. Meha luan që prej 2011 në Paterborn, ndërsa në ndeshjen e djeshme ka qenë në lojë për 83 minuta. Ekipi i Paterbornit del për herë të parë në Bundesligë dhe Meha ka një pjesë të mirë të meritës duke qenë vendimtarë në goditjet e tij të dënimit. Mergim Mavraj dhe SpVgg Greuther Fürth luajne gjithashtu me nje shanc per tu rikthyer ne Bundeslige, ndersa presin Hamburguin ne playoff.