e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pas derbit/ Partizanit i shtohen edhe tre sponsorë të rinj

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas derbit/ Partizanit i shtohen edhe tre sponsorë të rinj

Skuadra e Partizanit do të ketë edhe tre sponsorë të rinj në pjesën e mbetur të sezonit. Logot e tyre kanë nisur që të shfaqen në sallën e konferencave të klubit të kuq. partizani agostineli vilajBurime pranë këtij klubi kanë bërë me dije se kompania e sigurimeve "Intersig" jep kontributin e saj në klubin e kuq, ndërkohë që asaj i është bashkëngjitur edhe kompania "Sali Elektrik", që gjithashtu do të jetë në grupin e financuesve të klubit kryeqytetas.

Ndërsa emri i sponsorit të tretë është përfolur edhe më parë te skuadra e Partizanit dhe bëhet fjalë për kompaninë "Shega Trans", e cila ka vendosur në dispozicion të klubit të kuq një autobus modern për ndeshjet që të kuqtë luajnë në transfertë.

Ndërkohë që nuk bëhen me dije shumat financiare që tre sponsorët e rinj japin për Partizanin, pasi një gjë e tillë është preferuar të mbahet sekret nga drejtuesit. Tre vitet e fundit, Partizani ka pasur disa sponsorë, pornjë pjesë e tyre janë larguar, ndërkohë që janë afruar të rinj.

Fanellat

Pas ndeshjes me Tiranën, të kuqtë do të përcaktojnë përfundimisht edhe sponsorin teknik, pra markën me të cilën do të vishet skuadra në vazhdim të kampionatit. Mësohet se në garë janë disa kompani, ku mund të përmendim "Makron" që gjithashtu vesh edhe Kombëtaren, por edhe "Royal" dhe "Giova".

Do të mbetet për t'u parë se me cilën prej këtyre kompanive klubi i kuq do të lidhë një marrëveshje, e cila, përveç ekipit të parë, do të veshë edhe ekipet e moshave. Aktualisht Partizani vishet nga firma e njohur "Adidas", por që shumë shpejt do të ketë një markë të re.