Ndaj Tiranës, ja si pritet të luajë Partizani
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në derbin ndaj Tiranës, te Partizani pritet të ketë disa ndryshime sa i takon formacionit bazë.
Rikthimi i Mazrekajt do të bëjë që në mesfushë gjërat të ndryshojnë, por duhet pritur për t'i parë se cili prej lojtarëve do të ulet në stol.
Në stërvitjet e deritanishme, Agostineli nuk ka lënë të kuptohet, se kush mund të jetë në fushë nga minuta e parë, por e sigurt është që Mazrekaj do të zërë vendin e tij në krahun e majtë të mesfush- ës. Ndërsa në të djathtë Torasa jep garanci edhe për vijën e parë të sulmit.
Ende nuk dihet se ku mund të luajë Vila, por nuk përjashtohet mundësia që ai të spostohet në qendër të mesfushës, pozicionin në të cilin është aktivizuar edhe më parë në të kaluarën.