e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pas Grecës priten edhe tre pezullime te Flamurtari

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas Grecës priten edhe tre pezullime te Flamurtari

Bedri Greca është pezulluar një javë për shkelje të disiplinës. Lajmi konfirmohet për "Panorama Sport" nga burime të sigurta të klubit vlonjat.greca

Ai nuk ka pranuar të ulet në stol dhe shpesh s'ka qenë dakord me këshillat e trajnerit gjatë stërvitjes duke e kundërshtuar, thonë burime të klubit.

Ndërkohë i pyetur nga gazeta, Greca tha se është i dëmtuar në kavilje dhe mund të mungojë dy javë.

Por, burime nga klubi bëjnë me dije për gazetën se rrezikojnë pezullimin edhe tre lojtarë të tjerë të Flamurtarit për shkelje të disiplinës. Emrat nuk bëhen të ditura, ndonëse mësohet se këta lojtarë nuk i binden stafit teknik gjatë stërvitjes dhe shpesh shfaqin shenja nervozizm