Mazrekaj parashikohet të jetë gati për Tiranën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mentor Mazrekaj i mungon Partizanit që nga takimi me Flamurtarin dhe në tri ndeshjet e fundit është ndier mungesa e mesfushorit kosovar.
27-vjeçari ka një lëndim të vjetër dhe gjatë kësaj periudhe lojtari i është nënshtruar një terapie speciale riaftësuese.
Me shumë mundësi, sot pritet që Mazrekaj t'u rikthehet përgatitjeve në terren, në mënyrë që të jetë i gatshëm për derbin e kryeqytetit që do të luhet të premten.
Prania e ish-mesfushorit të Prishtinës në fushë është një siguri më shumë për Partizanin për të besuar te një tjetër sukses në derbi.
Nëse Mazrekaj do t'ia dalë që të riaftësohet, pritet që skuadra të jetë më agresive në fazën sulmuese, pasi realiteti i tri javëve të fundit ka treguar se ekipit i kanë munguar shumë harkimet e topave në zonë nga ana e kosovarit.