E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bledi Shkëmbi, ftohje me drejtuesit e Skënderbeut

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bledi Shkëmbi, ftohje me drejtuesit e Skënderbeut

Te skuadra e Skënderbeut kohët e fundit ka nisur të aludohet shumë në lidhje me pozicionin e kapitenit Bledi Shkëmbi.shkembiLojtari më i rëndësishëm i korçarëve në vitet e fundit duket se ka humbur kreditet e tij dhe është në lënë rregullisht në stol nga trajneri Josa, edhe pse nuk vuan nga një dëmtim.

Vetë kapiteni 36-vjeçar, i cili ka ngritur 5 tituj kampionë me Skënderbeun, e ka kaluar në heshtje këtë çështje, ashtu siç kanë bërë edhe drejtuesit.

Por, thashethemet flasin për një ftohje të mesfushorit me presidentin Takaj, nisur edhe nga kontaktet mes tyre që janë bërë gjithmonë e më të rralla për të mos thënë se prej kohësh mes tyre nuk ka pasur një takim.

Megjithatë, do të mbetet për t'u parë nëse në fund të këtij sezoni kapiteni do të lërë futbollin e luajtur dhe nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë trajtimi i tij nga ana e klubit nuk ka qenë në nivelet e pritura.