e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Partizani-Tirana luhet të premten, ora 18:00 në Qemal Stafa

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani-Tirana luhet të premten, ora 18:00 në Qemal Stafa

Kryendeshja e javës së 24-t të Kategorisë Superiore është derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana. Ky takim do t'u paraprijë ndeshjeve të kësaj jave, pasi është vendosur të luhet ditën e premte, 4 mars, në stadiumin "Qemal Stafa", në orën 18:00.partizani tirana Organizatorë të këtij takimi janë të kuqtë e kryeqytetit, të cilët kanë të drejtë të vendosin edhe për çmimet e biletave. Në të shkuarën Partizani nuk ka aplikuar çmime më të larta se 15 mijë lekë të vjetër për një biletë, që përkon me tribunat kryesore.

Por, duke ditur se me çfarë çmimesh janë përballur në derbin e fazës së dytë, ku Tirana ishte organizatore, pritet që për sfidën e së premtes Partizani të lëshojë në treg bileta me çmim më të kripur. Gjithsesi, në ditët në vijim pritet të mësohen më saktësisht çmimet e biletave të derbit të 4 marsit.