Partizani siguron ngjitjen, por ka nje finale per titull
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Promovimi: Pas një viti lëngim në rrethin e tretë të “ferrit” (Kategoria e Dytë), është koha që të kuqtë të ngjiten një kat më lart, ku do të gjejnë sezonin e ardhshëm derbin me Dinamon
“Play off”: Naftëtari dhe Sukthi, skuadrat e vendeve të dyta në grupe, do të luajnë në ndeshjet “play-off” për t’u ngjitur në kategori, përkatësisht ndaj Gramozit dhe Himarës
Derbi i Tiranës: Ngjitja e Partizanit e bën edhe më spektakolar sezonin e ardhshëm të Kategorisë së Parë, pasi aty do të luhet derbi me Dinamon që nuk mbijetoi në Kategorinë Superiore
Më 23 maj luan ndaj Tërbunit për kampion i Kategorisë II
Pas një viti lëngim në rrethin e tretë të “ferrit”, është koha që të kuqtë të ngjiten një kat më lart. Partizani ka luajtur dje në orën 17.00 ndaj Këlcyrës, në ndeshjen e javës së fundit të Kategorisë së Dytë dhe ishte thuajse i kualifikuar për në Kategorinë e Parë. Natyrisht do i duhet fitorja në “Selman Stërmasi”, por ashtu si kanë rrjedhur ujërat në këtë kategori, askush nuk dyshonte në suksesin vendas. Skuadra e Marko Pelinxhit dhe Perlat Mustës kishte 49 pikë ndaj 48 të Naftëtarit të Kuçovës dhe ndonëse kishte shënuar disi me pikatore, ishte më pranë arritjes së qëllimit të madh.
Dhe në fund i është dashur edhe mbështetja e madhe e tifozerisë së jashtëzakonshme, që kanë qenë një faktor determinant në ecurinë e kësaj skuadre në Kategorinë e Dytë, por që dje kishin mbushur stadiumin e dytë të kryeqytetit për të celebruar festën e madhe të ngjitjes një kategori më lart. Dhe asgjë nuk ka zhgënjyer. Gjithçka ka rezultuar e suksesshme. Përballja me Këlcyrën modeste ka qenë një ndeshje pa histori, një ndeshje e fituar që pas 23 sekondash, kur Gjoka ka shënuar golin e parë për t’u pasuar më pas dhe nga dy të tjerë, nga Eldi Thaka (38’) dhe Juliet Çobo (47’).
Tri gola për gati 3 mijë tifozë të pranishëm në shkallët e “Selman Stërmasit”, që kanë mbështetur skuadrën për 90 minuta. Më pas asgjë për sa u përket golave, vetëm raste pa fund. Gjithçka mbyllet me fitoren 3:0 të Partizanit, duke i lënë vendin festës për ngjitjen në Kategorinë e Parë. Partizani është ngjitur zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Të kuqtë e mbyllën kampionatin në krye të Grupit B në Kategorinë e Dytë dhe ngjiten së bashku me Tërbunin e Pukës, fituese e grupit tjetër. Agonia përfundoi. Pasi preku fundin, ku në harkun e dy vjetëve zbriti nga Kategoria Superiore në Kategorinë e dytë, Partizani nis ringritjen. Legjenda kthehet dhe këtë e bën duke marrë një trofe të pazakontë për historinë e tij: titullin Kampion të Grupit B në Kategorinë e Dytë.
Megjithatë ky titull mbetet i veçantë, pasi ai mund të shënojë nisjen e një epoke të re, një kupë që përveç krenarisë së qindra mijëra tifozëve të kuq, cilësohet si mundësia për të rikthyer në vend emrin e madh që përfaqëson ky klub. Partizani fitoi 3-0 në ndeshjen e fundit të Kategorisë së Dytë me Këlcyrën, me gola të Gjokës në minutën e parë, Thakës në të 38-n dhe Çobos në të 47-n, duke fituar Grupin B me 52 pikë. Tashmë të kuqtë do të luajnë finalen kundër Tërbunit të Pukës, skuadra tjetër e kualifikuar direkt në Kategorinë e Parë për titullin, më 23 maj në stadiumin “Qemal Stafa”.
Ngjitja e Partizanit e bën edhe më spektakolar sezonin e ardhshëm të Kategorisë së Parë, pasi aty do të luhet derbi me Dinamon që nuk mbijetoi në elitë, ndërsa në këtë aktivitet luan edhe Elbasani. Ndërkohë, Naftëtari dhe Sukthi, skuadrat e vendeve të dyta në grupe, do të luajnë në ndeshjet “play-off” për t’u ngjitur në kategori, ku si kundërshtarë do të kenë përkatësisht Gramozin dhe Himarën.