Reali, mbyllje rekord: Jemi ne me te miret!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Reali i Madridit e ka mbyllur me rekord kampionatin spanjoll, duke kapur kuotën e 100 golave. Djemtë e Murinjos kanë dhuruar spektakël para tifozëve të tyre, duke mundur Majorkën me rezultatin 4-1 dhe në një ndeshje mjaft emocionuese. Madrilenët zbritën në fushë me formacionin e tyre më të mirë, ndërkohë që kundërshtari shpresonte te një rezultat pozitiv, i cili e çonte edhe në Ligën e Evropës. Gjithsesi, vendësit nuk janë kursyer, duke dominuar në fushën e lojës. Pas vetëm shtatë minutash, Higuain gjeti rrugën e rrjetës, gjithsesi gjyqtari e cilësoi padrejtësisht në pozicion jashtë loje. Mendoi Kristiano Ronaldo për ta zhbllokuar rezultatin, kur goditi saktë me kokë pas një krosimi të Marselos në zonë.
Karim Benzema nuk i dhuroi kohë Majorkës që të shpresojë te goli i barazimit, pasi vetëm tri minuta më pas e çoi rezultatin në 2-0. Francezi mori një asist nga Higuain dhe nuk gaboi për ta dërguar topin në rrjetë përballë me portierin Auate. Pjesa e parë e lojës u mbyll në avantazhin e dyfishtë të vendësve dhe në një festë të nisur që dy javë më parë nga tifozët e skuadrës. Mesut Ozil u shndërrua në yllin e ekipit në 45 minutat e mbetura, duke bërë diferencën në fushë dhe shënuar dy gola të mrekullueshëm, respektivisht në të 49-ën minutë dhe 58-ën, ndërkohë që miqtë shënuan një gol nderi me anë të Gonzalo Kastros në të 52-ën. Madrilenët e mbyllin sezonin me statistika të jashtëzakonshme, plot 100 pikë dhe 121 gola të shënuar, 89 prej të cilëve nga treshja Ronaldo-Benzema-Higuain. Rekorde që e bëjnë akoma më të paharrueshëm triumfin e arritur nga skuadra e Zhoze Murinjos. Në fund të ndeshjes, lojtarëve iu dorëzua trofeu i kampionit, duke i dhënë “start” një tjetër feste në qytetin e Madridit.
Deklaratat - Kristiano Ronaldo nuk pendohet që s’doli dot golashënuesi më i mirë, edhe pse shënoi 47 herë në kampionat. “Unë jam munduar të jap maksimumin tim dhe mendoj se kam bërë një punë të shkëlqyer duke thyer edhe rekordet personale. Nuk më intereson fakti që nuk dola golashënuesi më i mirë, pasi fitova titullin kampion. E kam thënë dhe më parë që sakrifikoj çdo çmim personal për trofetë me ekipin”, – u shpreh Kristiano Ronaldo.
Gjithsesi, ylli portugez, përpos sasisë së madhe të golave, ka vendosur edhe një rekord tjetër, duke u shënuar të gjitha ekipeve të këtij kampionati. Kapiteni Iker Kasijas përgëzoi punën e bërë nga skuadra dhe trajneri: “Të mundësh Barcelonën, duhet të bësh diçka mbi normalen dhe ne grumbulluam 100 pikë. Për këtë ka meritë kryesore trajneri, por edhe futbollistët që luajtën me zemër në fushë”, – deklaroi portieri. Ndërkohë, Serxho Ramos mendon se nuk kanë rivalë. “Ne jemi pa diskutim skuadra më e mirë e mundshme. Nuk kemi asnjë mangësi dhe këtë e kemi treguar. Jo vetëm që fituam titullin kampion, por edhe nga Champions- i u eliminuam prej penalltive. Jemi më të mirët!”, – deklaroi mbrojtësi.