Partizani i vetem ne krye, Teuta ne 'vallen' e renies
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani ka marre i vetem kreun e renditjes per here te pare ne kete kampionat. Ka qene nje fitore e vuajtur ne Durres ndaj Teutes, por qe e ka ngjitur ne vendin e pare ekipin nga kryeqyteti. 500 tifozet e kuq kane qene prezent ne stadium, duke perkrahur ekipin e tyre nje jave perpara derbit me Tiranen. Mungesat ne kete ndeshje per Partizanin u ndiene, por lojtaret qe i zevendesuan arriten te bindin dhe te merrnin fitoren e shume kerkuar. Pas ketij takimi, “demat” ndodhen nje pike larg vendit te dyte, Tiranes, te henen e ardhshme.
Pjesa e parë
Partizani eshte me kerkues ne minutat e para te takimit. Teuta nga ana tjeter mundohet te jete e kujdesshme ne fazen mbrojtese dhe shikon pak nga sulmi. Partizani me mungesa te rendesishme ne formacion nuk ka saktesine e duhur ne sulm. Rasti i pare do te krijohet nga nje goditje denimi nga Partizani. Osmanaj ekzekuton nje goditje denimi, topi kalon rrezikshem prane kembeve te Viles, i cili nuk arrin ne kohe, duke humbur nje rast te paster shenimi. Pas ketij rasti, loja do te fokusohet ne qender te mesfushes. Edhe pse dukshem superiore ne kontrollin e topit, Partizani nuk arrin te godase ne drejtim te portes kundershtare. Duhet te kalonin 17 minuta, qe Teuta te krijoje rastin pare per shenim. Delliallisi provon nga jashte zone, por goditja e tij nuk eshte e sakte dhe perfundon mbi traun e portes. Teuta reagon vaket, Nikaj provon prerazi nga jashte zone, sfera kalon ngjitur me porten e mbrojtur nga Hoxha. Pjesa e pare e takimit mbyllet me nje goditje te Osmanajt, i cili ekzekuton nje goditje denimi, por topi pritet me veshtiresi nga Rizvani.
Pjesa e dytë
Teuta e nis ne sulm fragmentin e dyte, ku kerkon te zhbllokoje rezultatin. Mile deperton bukur ne drejtim te portes kundershtare, por nuk tregohet i sakte perpara Hoxhes me goditjen prerazi. Partizani provon me Osmanaj nga jashte zone, por topi nuk i bindet sulmuesit. Loja ne kete pjese nuk ka ngjashmeri me pjesen e pare, pasi ekipet kerkojne te shenojne dhe si pasoje krijohen shume hapesira. Kundersulm i shpejte i Partizanit, Shabani perballe portierit, por topi perfundon mbin traverse. Ne te 63-en, Vila ka rastin me te paster te takimin, ku pas nje topi te ardhur nga mesfusha, sulmuesi ben parabol mbi Rizvanin, por topi perplaset ne shtylle. Pas tri minutash, Partizani rrezikon me Cuculin, i cili ekzekuton prerazi nje goditje denimi, sfera devijohet nga Rizvani, i cili largon rrezikun. Jane minuta qe flasin per partizanin dhe konkretisht per Osmanajn. Ne te 70-en, sulmuesi shfrytezon mjaft mire topin e ardhur nga Shabani dhe kalon ne avantazh Partizanin, 0 me 1 me nje goditje me te majten. 10 minuta perpara fundit, kundersulm i shpejte i Partizanit, Fazliu jep asist per Vilen, i cili perballe portierit nuk shenon, reagon Rizvani. Teuta ka rastin me te paster ne minuten e trete shtese me Prencin, i cili humbet rastin ideal per te barazuar rezultatin, ku me porten e boshatisur godet jashte.
Trajneri i Partizanit, Duro: Osmanaj na dha tri pikë të rëndësishme
Trajneri ka festuar si rrallë herë në fundin e takimit pas fitores me Teutën. Trajneri ka shprehur vlerësimin e tij për lojën e zhvilluar, por ka theksuar se duhej të shënohej goli i dytë. “Konkurrenca është evidente te ekipi. Osmanaj na dha një trepikësh shumë të rëndësishëm. Mungesat kanë qenë shumë të rëndësishme por edhe zëvendësuesit kanë treguar nivelin e duhur. Kampionati është shumë i gjatë dhe është shumë herët për të treguar se jemi për kampion. Do të jemi midis ekipeve pretendente deri në fund. Këto ndeshje janë shumë të vështira në interpretim. Të gjithë menduan se ne do e kishim të lehtë dhe në këtë aspekt jam munduar ta karikoj ekipin gjatët gjithë javës. Duhet ta kishim zgjedhur ndeshjen më shpejt që të mos rrezikonim. Ishte një ndeshje që një fitore na ngjiste në krye të vetëm. E rëndësishme është që skuadra ka reaguar me Kukësin dhe Teutën dhe për këtë jam i kënaqur. Përballjet me Tiranën nuk varen nga klasifikimi i tyre. Do të jetë një sfidë shumë e fortë. Mezi e prisja këtë ndeshje për spektaklin që tifozët e skuadrave japin në këtë ndeshje”, tha Duro.