e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Partizani i Starovës shënonte në fund, i Agostinelit ndëshkohet

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani i Starovës shënonte në fund, i Agostinelit ndëshkohet

Partizani i 2016-ës iu besua italianit Andrea Agostineli dhe devijimi i Sulejman Starovës nga drejtimi i të kuqve u bë me pretekstin për ndryshimin e stilit të lojës. alvesh gol ndaj partizanitU tha se me Agostinelin do të shikohej një Partizan më sulmues se ai i "Bobit", për pjesa e dytë e ndeshjes së fundit me Flamurtarin, tregoi krejt të kundërtën, pasi del një sulmues si Torasa dhe hyn Kalari, duke bërë që rreshtimi në mbrojtje të bëhej me pesë veta. Statistikat e 11 ndeshjeve të fundit në kampionat tregojnë se Partizani i trajnerit italian ka humbur instinktin "vrasës" që kishin "demat" në pjesën e parë të sezonit.

Nën drejtimin e trajnerit Starova Partizani ka arritur në katër raste që të shënojë në minuta e fundit duke marrë edhe trepikëshin. Ai Partizan ishte i aftë të përmbyste edhe disavantazhet. Skuadra e Agostinelit përkundrazi po vuan prej mungesës së këtyre cilësive që kishin të kuqtë në pjesën e parë të sezonit. Partizani i 2016-ës në tri raste i ka rrëshqitur fitorja në fund, vetëm një ndeshje ka arritur që të shpëtojë nga humbja duke realizuar në minutën e 89- të, pikërisht në javën e 20-të në takimin Partizani-Flamurtari, që mbyll në shifrat 1-1.

Skuadra nën drejtimin e Sulejman Starovës ka arritur në 4 ndeshje që të marrë fitoren në minuta e fundit. Java 2: Partizani-Flamurtari 2-1, Sukaj shënon në minutën 90+5; Java 3: VllazniaPartizani 1-2, Morini shënon në minutën e 83-të;

Java 7: BylisiPartizani 1-2, Sukaj realizon në minutën e 90-të; Java 12: Partizani-Vllaznia 1-0, Fazliu i jep trepikëshin ekipit në minutën e 90-të. Ndërsa me trajnerin Agostineli minutat e fundit janë ndryshe.

Java 20: Partizani-Flamurtari 1-1, Sukaj shpëton ekipin nga humbja në minutën e 89-të; Java 21: Vllaznia-Partizani 1-1, Dibra u heq fitoren të kuqve në minutën e 90-të; Java 26: Partizani-Skënderbeu 1-1, Vangjeli shënon në portën e Hoxhës në minutën e 89-të; Java 29: Flamurtari-Partizani 1-1, Alvesh realizon golin e barazimit për vlonjatët në minutën e 87-të.

MINUTAT E FUNDIT ME STAROVËN
Java 2
Partizani-Flamurtari 2-1
(Sukaj 90+5´)
Java 3
Vllaznia-Partizani 1-2
(Morini 83´)
Java 7
Bylis-Partizani 1-2
(Sukaj 90´)
Java 12
Partizani-Vllaznia 1-0
(Fazliu 90´)

MINUTAT E FUNDIT ME AGOSTINELIN
Java 20
Partizani-Flamurtari 1-1
(Sukaj 89´)
Java 21
Vllaznia-Partizani 1-1
(Dibra 90´ për shkodranët)
Java 26
Partizani-Skënderbeu 1-1
(Vangjeli 89´ për korçarët)
Java 29
Flamurtari-Partizani 1-1
(Alvesh 87'për vlonjatët)