e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mavraj preferohet kapiten, ja sondazhi i gazetës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mavraj preferohet kapiten, ja sondazhi i gazetës

Mbrojtësi Mërgim Mavraj preferohet nga tifozët kuqezi si lojtari që meriton të mbajë shiritin e kapitenit të Kombëtares pas largimit të Lorik Canës. de biazi mavrajKy i fundit ka paralajmëruar se menjëherë pas angazhimit me Shqipërinë në Europian, do të tërhiqet nga përfaqësuesja.

Gazeta "Panorama Sport", që prej datës 31 mars, në uebsajtin zyrtar të saj, "panoramasport.com", ka hapur një sondazh. Pyetjes se pas Canës kush e meriton të mbajë shiritin e kapitenit, janë përgjigjur 3657 tifozë. 941 vota ose 26% të tyre i ka marrë mbrojtësi Mavraj, ndërsa lojtari i dytë që preferohet më shumë për të qenë kapiten është Etrit Berisha. sondazhiPortieri i Lacios ka marrë 915 vota ose 25% të tyre. Më pas renditen Taulant Xhaka, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Ledian Memushaj dhe Migjen Basha. Ka edhe një përqindje të vogël votuesish që nuk mendojnë për asnjë nga këto alternativa.

Sondazhi ka qëndruar i hapur për 11 ditë dhe dje është mbyllur me Mavrajn, i cili ka një diferencë të vogël nga Berisha. Gjithsesi, ky diskutim do të bëhet interesant, atëherë kur Cana të largohet përfundimisht dhe, më pas, stafi të zgjedhë kapitenin e ri, që do të udhëheqë kuqezinjtë në kualifikueset e Botërorit 2018.