Partizani, dilema në përzgjedhjen e vijës sulmuese
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani dje ka zhvilluar një seancë stërvitore, e cila është mbajtur pasdite në Qendrën e Ekipeve Kombëtare, në Kamzë.
Trajneri Agostineli e ka të plotë grupin për këtë takim, me përjashtim të Bicajt që është i pezulluar. Në seancën e djeshme është punuar shumë me topin dhe, në përgjithësi, lojtarët kanë treguar gjendje të mirë fizike.
Formacioni mbetet enigmë, por pritet të ketë disa ndryshime. Mazrekaj i është bashkuar ekipit të hënën dhe tani pritet të vendosë trajneri për aktivizimin e tij.
Nëse kosovari do të jetë titullar, skuadra pritet të luajë sipas modulit të mëparshëm, gjë e cila do të sjellë disa ndryshime në formacion për derbin, kryesisht në aspektin ofensiv. Për momentin, dilemat për stafin teknik ka të bëjë me përzgjedhjen e vijës sulmuese, pasi janë mbi gjashtë lojtarë që luftojnë për dy-tre vende.