e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Derbi/ Policia pritet të marrë masa të rrepta sigurie

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Derbi/ Policia pritet të marrë masa të rrepta sigurie

Policia e kryeqytetit pritet të marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e derbit të kryeqytetit që do të zhvillohet më 4 mars, në "Qemal Stafa". partizani tiranaPërplasjet e fundit mes dy tifozërive, edhe në rrugët e Tiranës, kanë bërë që drejtuesit e lartë të policisë së kryeqytetit të nisin më herët përpilimin e masave që do të merren për këtë takim.

Policia ka kërkuar një takim me drejtuesit e të dy klubeve, ku do të kërkohet të bëhet i ditur i gjithë itinerari dhe veprimtaria e tifozëve gjatë ditës së ndeshjes. Uniformat blu pritet të marrin masa të rrepta për këtë takim, në mënyrë që të mos ketë asnjë përplasje mes ultrasve të të dy klubeve.

Në mbarëvajtjen e takimit kërkohet edhe bashkëpunimi dhe angazhimi i dy klubeve që gjithçka të shkojë normalisht. Zakonisht, tifozët e dy klubeve të kryeqytetit kanë treguar se "armiqësia" qëndron jo vetëm gjatë qëndrimit në tribuna, por edhe jashtë saj. Rregulli i lojës u prish në derbin e Kupës për të rinjtë.