e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Duro: Jam tifoz i Tiranës, i bindur për fitoren në derbi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Duro: Jam tifoz i Tiranës, i bindur për fitoren në derbi

Sot është në krye të Kukësit dhe mundohet të rivalizojë me të dyja skuadrat e kryeqytetit, me të cilat ka luajtur dhe ka shijuar suksese e përjetuar dështime. duroKlodian Duro është një nga ish-futbollistët shqiptar që e ka përjetuar atmosferën e derbit në të dy kampet.

Ai ka qenë në fushë si me Tiranën dhe me Partizanin, duke provuar të vendosë ndeshjen për secilën fanellë.

Ish-mesfushori i Kombëtares ka edhe një preferencë në përballjen e së premtes, nisur nga përjetimi me secilën prej dy ekipeve.

"Është një ndeshje derbi, të cilën të gjithë e presin me pa durim. Unë jo vetëm kur luaja futboll, por edhe tani që do t'i ndjek nga larg, jam dhe do të mbetem një tifoz i Tiranës. Uroj dhe shpresoj që tashmë t'ia dalë me sukses", shprehet fillimisht Duro në një intervistë për "Supersport". Më tej, trajneri i Kukësit flet edhe si tifoz dhe tregon besimin që ka për fitoren e skuadrës për të cilën bën tifo.

"Mendoj dhe jam i bindur që Tirana në këtë sfidë do të bëjë ndeshje shumë të mirë dhe i ka të gjitha mundësitë për të triumfuar përballë Partizanit", deklaron ishmesfushori. Indirekt duket se Duro nuk bën llogari kur shprehet për fitoren e 24 herë kampionëve, pasi në fakt ata janë edhe rivali direkt i skuadrës që ai drejton në garën për një vend në Kupat e Europës. Mirë- po, trajneri Duro ka besim të plotë te skuadra e tij që do të mund të arrijë një vend në tabelën e renditjes që do t'ia bëjë të mundur këtë arritje.

"Unë them që të fitojë Tirana në derbi, por ka shumë javë kampionat në vazhdim që janë në dispozicion për të cilat them që Kukësi do të renditet në vendet që të çojnë në Europë. Pikë së pari mbështetem te loja jonë dhe në fund jam i sigurt se do të jemi në Kupat e Europës përmes kampionatit", tregon më tej kreu i pankinës kuksiane.

Skuadra verilindore do të luajë këtë fundjavë një transfertë me Vllazninë, por Duro ka besim se skuadra e tij do të marrë maksimumin, pasi e ka të qartë që për realizimin e objektivave, ekipi duhet të marrë më të mirën në secilën përballje. "Vllaznia luan për objektivat e veta, por ne kemi kampionatin tonë dhe për të arritur në Europë, na duhen pikët e plota edhe nga ky takim", përfundon Duro.