Muça: Tirana fiton derbin, Skënderbeu titullin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shkëlqim Muça sheh të avantazhuar Tiranën këtë herë se mund të fitojë derbin.
Sipas trajnerit, diferenca do të jetë te grinta e lojtarëve në fushë, ku pritet të shfaqen dy skuadra të tjetërsuara për 90 minuta.
Për kreun e kampionatit, Muça sheh Skënderbeun si skuadrën që do të mund të ruajë titullin. "Tirana kishte shansin këto dy javë që të bënte hapin vendimtar për t'iu afruar dyshes kryesuese, megjithatë, pas një ndeshjeje relativisht të mirë në Korçë, bëri hapin fals me Teutën.
Unë mendoj se Skënderbeu është më afër fitimit të titullit, pasi është skuadër më e konsoliduar. Mendoj se këtë herë mund të jetë Tirana që do ta ketë radhën për të fituar".