e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gola dhe të kuq, Balaj dhe Rrahmani çmendin kroatët

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gola dhe të kuq, Balaj dhe Rrahmani çmendin kroatët

Një ndeshje ku në fushë kanë qenë dy shqiptarë dhe për më tepër nga tre gola të realizuar, dy mbajnë firmën e kuqezinjve. rrahmaniAmir Rrahmani dhe Bekim Balaj kanë dubluar me njëri-tjetrin në një sfidë ku i fituar ka dalë sulmuesi shkodran.

RNK Split është mundur 1-2 nga Rijeka në takimin e vlefshëm për javën e 25-të të kampionatit kroat. Në fillim ka qenë Gavranoviç që ka shënuar për miqtë e Rijekës.

Rrahmani e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë dhe në minutën e fundit të së parës, pas një krosimi nga këndi dhe aksioni që ka vijuar për ekipin e tij, ka shfrytëzuar konfuzionin e krijuar në zonë për të shënuar. Ky është goli i parë në karrierën e mbrojtësit 22-vjeçar me fanellën e ekipit kroat. Rrahmani shënoi edhe gjatë fazës përgatitore me RNK Splitin.

Bekim Balaj Bekim Balaj është aktivizuar në të 62-ën. Nëntë minuta më vonë, shkodrani është ndëshkuar me karton të verdhë nga gjyqtari i takimit. Dy minuta më pas, në të 73-ën, pas një krosimi nga këndi, Balaj ka goditur me kokë, por i është përgjigjur portieri kundërshtar. Megjithatë, shkodrani ka këmbëngulur dhe ka goditur sërish me kokë për të shënuar golin e avantazhit.

"Është detyra e sulmuesit që të shënojë, por kur i jep fitoren ekipit, duket sikur e ke realizuar si duhet misionin tënd. Për mua ishte një ndeshje e çuditshme, sepse për dy faulle thuajse inekzistentë jam ndëshkuar me karton të kuq që është i pari për mua si profesionist", rrëfen shkodrani për "Panorama Sport".

I pyetur nga gazeta për batutat me Rrahmanin, Balaj, me batutën që e karakterizon, tregon: "Rrahmani shënoi në pozicion jashtë loje (qesh). Megjithatë, sa hyra më tha: 'Mos shëno se do ma çosh dëm golin e parë që realizova'. Sikur ma ndolli në fakt (qesh)", përfundon Balaj për "Panorama Sport".

Përgatiti: OLSI TUJANI