E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

VIDEO/ Ja si e shpërbleu Manaj besimin e Mançinit në 7 minuta lojë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
VIDEO/ Ja si e shpërbleu Manaj besimin e Mançinit në 7 minuta lojë

Interi u eliminua mbrëmjen e së mërkurës nga Juventusi në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë me 11-mertësha, por ai që bëri një paraqitje të shkëlqyer ishte sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Rei Manaj.

Ai u aktivizua në minutën e 113´ të pjesës së dytë shtesë nga trajneri Roberto Mançini. Edhe pse pak minuta në fushë, Manaj u shfaq me dy aksione sylmuese para portës së Juventusit.

Ndeshja mes Interit dhe Juventusit shkoi me ekzekutimin e penalltive, për faktin se bardhezinjtë kishin fituar në takimin e parë 3-0 ndaj Interit në Torino, ndërsa në ndeshjen e kthimit sonte në "San Siro", zikaltrit barazuan me tre gola, duke provuar fatin nga pika e bardhë e penalltive.

Lojtarët e Alegrit u treguan të saktë duke shënuar para portierit të Interit dhe ai që përcaktoi edhe fatin e kësaj gjysmëfinaleje, ishte Palaçio i cili humbi në gjuajtjen e penalltisë së dytë. Pas kualifikimit, Juventusi do të ndeshet në finale me skuadrën e Milanit.