e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Partizani bën show, por nuk mjafton ndaj Kamza Basket

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani bën show, por nuk mjafton ndaj Kamza Basket

Nisën dje ndeshjet e radhës së kampionatit kombëtar në basketboll për meshkuj e femra. Tirana basket kamzaKamza Basket shpëtoi "paq" nga humbja ndaj Partizanit, por që në fund e mbyllën me sukses me rezultatin 66-60.

Ndërsa fitojnë pjesën e parë 23-34, respektivisht 11-17 dhe 12-17, kryesuesit e kampionatit i nënvlerësojnë të kuqtë. Por një minus më shumë për të besuarit e Ismetit ishte edhe dalja me pesë personale të Alban Çelës, një nga më të mirët në fushë. Dje Partizani ishte impulsiv dhe bëri "show" në pjesën e dytë. Partizani fitoi periodën e tretë 24-16 duke ngushtuar në 3 pikë diferencën (47-50). Hyrja në fushë e Xhungës i dha më shumë ritëm lojës.

Nga sfida e djeshme vlen të theksohet koshi i shënuar nga Çela me kurriz nga tabela apo rasti i Tegut që për pak sa nuk e shkul koshin nga vendi. Kjo lojë e kryeqytetasve ka sjellë edhe përshëndetjen nga të pranishmit. Gjithsesi kamzalinjtë arritën ta administrojnë ndeshjen duke marrë tri pikë të arta edhe pse me sforco të mëdha. Ndërsa për Partizanin, fitorja e parë sezonale duket ende larg.

Femrat

Studenti ka arritur fitoren e pestë në kampionat, duke mundur 65-53 Kamza Basket në derbin kryeqytetas. Ndonëse nuk e kanë nisur shumë mirë, mundën të rikuperojnë. E ka nisur Vata me pikën e parë nga gjuajtjet e lira, por Studenti përgjigjet me Çomollarin.

Gjatë kësaj periode, Kamza Basket luan më e kujdesshme dhe është më e saktë në çdo aksion teksa dallohet Sokoli e Oruçi. Kështu perioda e parë fitohet nga Kamza Basket, 18- 8. Por nuk u ka mjaftuar vetëm kjo periodë, pasi në tri të tjerat janë rivalet ato që kanë triumfuar. Në të dytën, falë lojës së bukur të Lalajt e Halilit, kanë fituar 21-13.

Në të tretën janë Lalaj, Naçollari e Shima atoqë i japin fitoren e periodës, 18-9. Ndërsa në të fundit Lalajt i bashkohet edhe Kica, duke marrë edhe periodën e fundit 18-13 dhe gjithë takimin 65-53. Studenti ngjitet në kuotën e 19 pikëve, një më pak se Vllaznia e vendit të katërt, duke shpresuar për një vend në "play off".

Partizani-Kamza B. 60-66

(11-17, 12-17, 24-16, 13-16)

PARTIZANI: Çela, Gozhdari, Dylla, Ismeti, Selimaj / Uruçi, Troja, Laçi, Xhunga, Dervishi, Tegu, Divitaraj. Trajner: E. Ismeti

KAMZA BASKET: Hamati, Shestani, Karaj, Oruçi, Birçaj / Roshi, Gjoka. Trajner: E. Karaj
GJYQTARË: E. Hoxhaj, G. Hoxha, J. Gokaj

Studenti-Kamza B. 65-53

(8-18, 21-13, 18-9, 18-13)

STUDENTI: Çomollari, Lalaj, Metani, Naçollari, Shima / Halili, Kica. Trajner: F. Mitku

KAMZA BASKET: Sokoli, Vata, Matka, Oruçi, Memçaj / Bakalli, Ymeri, Sinani, Kuçi. Trajner: E. Karaj

GJYQTARË: E. Hoxhaj, J. Gokaj

Përgatiti: Abdulla Dushku