Barleti Volej-Tirana, finalja e Kupës
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Respektohen parash ikimet në Kupën e Sh qipërisë në volejboll për femra.
Dueli "kokë më kokë" në kampionat zhvendoset edhe në garën e dytë më të rëndësishme kombëtare.
Barleti Volej-Tirana është finalja e Kupës pas fitoreve të pastra respektive 3-0 ndaj Vllaznisë dhe Teutës, në gjysmëfinalet e luajtura në sallën numër dy të "Asllan Rusi"-t.
Të parat që prenë biletën në finalen e sotme ishin fituesit në fuqi të Kupës. Një formalitet për "armatën" e trajnerit Hasan Gurabardhi ku gjithë kohës dominoi ndaj kuqebluve me gjithë dëshirën e këtyre të fundit për të bërë mrekullinë në transfertën kryeqytetase. Që sfida do të luhej në kahun e vendëseve u dëshmua me epërsinë në fundin e pushimit të parë teknik 8- 1.
Barleti Volej prezantohet një skuadër energjike dhe e etur për trofe, sikurse ka bërë deri tani. Pas pushimit teknik Vllaznia gjen forcat dhe rikuperon deri në 8-6. Gurabardhi shkund kampionet dhe Bici në një tjetër superndeshje shkarkon të djathtën në 4 dhe Barleti Volej shkëputet 11-6. Xhixha, edhe kjo protagoniste e barletaseve finalizon nga shërbimi duke i çuar shifrat në 14-8. Trajnerja Goga për skuadrën mike kërkon pushim.
Picaku për kuqeblutë (më e mira e ndeshjes me 12 pikë) "vjedh" një pikë mbi murin vendës. Ndërsa kampionet udhëheqin 16-9, 18-11, disa pikë të shënuara nga Vllaznia me ngecje irriton teknikun kryeqytetas që kërkon pushim. Edhe Braho është në superformë, ndërsa Thaka vulos në qendër pikën e 25-të. Edhe seti i dytë është fotokopje e të parit që nis me dy pikët e Brahos nga shërbimi. Xhixha bën bllok dhe Barleti shkë- putet 6-1.
Vllaznia përpiqet të rivalizojë dhe hera-herës ka luksin të shënojë nga shërbimi si rasti i Shqipe Mollës, por pa rrezik për rivalet. Barleti Volej administron avantazhin, ndërsa Tuci thellon rezultatin 20-12 po nga shërbimi. Kështu Barleti Volej mbyll me sukses edhe setin e dytë 25-15. I treti nuk ka histori dhe për vendëset kthehet më tepër si stërvitje.
Te Vllaznia ka shenja lodhje kurse kundërshtaret mbajnë ritmin e superiorit 8-1, 12-4 duke korrur një fitore të merituar brenda 60 minutave. I njëjti refren edhe në gjysmëfinalen e dytë. Bardheblutë e trajnerit Adrian Gorenxa nuk e ndien thuajse fare rrezikun e durrsakeve. Bardheblutë kërkojnë me çdo kusht për të shmangur ndonjë surprizë.
Dhe ashtu rezulton, një fitore "flash" shumë e merituar. Tirana nuk e pati të vështirë të mposhtte durrsaket, në një ndeshje të cilën e dominuan dhe patën epërsi vazhdimisht. Seti i parë fitohet nga vendëset 25-16.
Shumë të lehtë e patën setin e dytë bardheblutë ku skuadra mike nuk shkon më tepër nga 12 pikë, Teuta u përpoq të rivalizojë disi në setin e tretë, por jo mjaftueshëm për të fituar dhe del jashtë garës për trofeun e Kupës së Shqipërisë. Edhe kësaj here sfidantet do të jenë Barleti Volej dhe Tirana, dy skuadrat më të mira për momentin në kampionatin shqiptar.
BARLETI VOLEJ-VLLAZNIA 3-0
(25-13, 25-15, 25-17)
BARLETI VOLEJ: Bici, Hasku, Fagu, Xhelilaj, Xhixha, M.Tuci, Braho, Thaka, Picaku, Çelaj, Zeqirllari. Trajner: H.Gurabardhi
VLLAZNIA: Vistaraj, Picaku, Peteza, A.Molla, Koçeku, Ranza, Kiri, Sh.Molla, Qershia, Zhivani. Trajnere: S.Goga
GJYQTARË: R.Omari, V.Sojati
TIRANA - TEUTA 3-0
(25-16, 25-12, 25-20)
TIRANA: Hoxha, Pirra, Shkurti, Blloku, Agolli, Sejfullai (L), Nezaj/ Llaka, Lasku, E.Meta. Trajner: A.Gorenxa
TEUTA: Begiçi, Guza, Rexhepi, Disha, Saliu, Dervishi (L), Avdyli. Trajner: E.Jazenxhiu
GJYQTARË: A.Shehu, E.Dusha
Stafi
Trajnerët e Kombëtares ndjekin gjysmëfinalen
Gjysmëfinalja e djeshme mes Barleti Volej dhe Vllaznisë është ndjekur edhe nga dy trajnerët e rinj të kombëtares. Të sapozgjedhurit nga kryesia e Federatës Shqiptare të Volejbollit, Altin Mërtiri dhe Roland Tarja panë nga afër ndeshjen. Fakti që shumë lojtare nga radhët e kampioneve në fuqi janë titullare të ekipit kombëtar, mes tyre edhe kandidate, stafi teknik ka zgjedhur të mos mungojë në këtë ndeshje. Pas disa viteve mungesë, dy kombëtaret do të rikthehen në verë në arenën ndërkombëtare në Europa Ligë.
Përgatiti: OLGERT SERANI