Guerrilsat ironizojnë Tiranën, Kastrati mbron arbitrat
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bledi Shkëmbi, kapiten i Skënderbeut:
"Nga lojtari i parë në mesfushë, tani jam i gjashti në radhë! Josa nuk më ka dhënë asnjë sqarim pse s'luaj. I kuptoj mirë situatat në klub, por nuk tani mund të hedh 'helm'. Po hesht për hir të ekipit dhe shokëve".
Ardjan Takaj, president i Skënderbeut:
"Nuk besoj se Shkëmbi do të luajë gjithë jetën këtu, pasi kështu futbolli do të ishte shumë i kollajtë. Gjithsesi, këta futbollistë janë vetëm prej meje te Skënderbeu dhe nuk i ka sjellë Komiteti i Partisë".
Xhevahir Sukaj, sulmues i Partizanit:
"Unë jam i destinuar t'i shënoj gjithnjë Tiranës. Këtë e bëja edhe kur luaja me Vllazninë. Më sjellin fat, por kurrë nuk do të më kenë në skuadër".
Tifozët e Partizanit:
"Kur t'i dalin flokët Blendi Fevziut, atëherë do të fitojë edhe Tirana derbin".
"Tirona Fanatics":
"Jemi dëshmitarë të një merkatoje të dështuar dhe menaxhimi skandaloz të shumë situatave nga stafi teknik i klubit. Kujtojmë edhe një premtim të dhënë para kampionatit se 'ose dal kampion, ose dorëzoj çelësat'. Jemi të ndërgjegjshëm se objektivat që na premtohen prej vitesh mbeten vetëm gënjeshtra".
Agustin Kola, ish-trajner i Tiranës:
"Tirana është 'zi', më dhimbset ku është katandisur. Në fakt, Partizani mundi... Partizanin. Te Tirana, katër lojtarët kryesorë janë të Partizanit".
Sulejman Starova, ish trajner i Partizanit:
"Festën në disko pas ndeshjeve derbi e kemi bërë si traditë. Ka dy grupe lojtarësh në jetën e natës, një që pi ndonjë gotë dhe nuk abuzon dhe një tjetër grup që bëhen tapë".
Suad Lici, ish-kapiten i Vllaznisë:
"Nuk jeni futur në fushë për të dalë në fotografi, por luftoni më fort" (thirrja nga tribuna gjatë ndeshjes me Kukësin për lojtarët shkodranë).
Tahir Kastrati, shefi i gjyqtarëve:
"Arbitrat vrapojnë më shumë se lojtarët, për këtë jam 100% i sigurt. Mos i paragjykoni!".
Xhani De Biazi, trajner i Kombëtares:
"Ne jemi në Francë, ndërsa të tjerët kanë nisur të 'kruhen' në shtëpi".
Stavri Nica, trajner i Laçit:
"Lojtarët e mi janë për Kategorinë e Parë. Një skuadër që nuk sulmon, por vetëm mbrohet".
Sllavko Lukiç, mbrojtës i Teutës:
"Durrësi ka vajza të bukura, por edhe pastiçeri ku mund të shijosh shumë ëmbëlsira".
Ardit Hila, mesfushor i Teutës:
"Nuk ka grip që më lë mua jashtë fushe, deri tani problemin e kam vetëm me kartonët".
Mustafa Hysi, ish-trajner i Luftëtarit:
"Më larguan në vitin 2012 kur isha në krye 9 pikë para, ndërsa tani ndoshta e meritoja të më shkarkonin, pasi isha vetëm dy pikë nga ndjekësi më i afërt".