e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Partizani/ Ndaj Bylisit, ndryshon sërish rreshtimi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani/ Ndaj Bylisit, ndryshon sërish rreshtimi

Pas frymëmarrjes gati dyditore pas derbit, të kuqtë e kryeqytetit sot do të nisin përgatitjet për ndeshjen e javës së 25-të, ku të mërkurën i pret transferta e Ballshit.partizani bylis Për këtë takim pritet që të ketë ndonjë ndryshim në formacionin e "demave" në krahasim nga sfida e fundit me Tiranën. Në mungesë të Sukajt, Raçiç parashikohet të jetë pika referuese e Partizanit në sulm.

Mbetet për t'u parë në ditët në vijim strategjia që do të përdorë trajneri Agostineli për Bylisin, pasi mund të ruhet ndonjë lojtar që rrezikon të humbasë Skënderbeun prej kartonëve të verdhë. Tjetër pikëpyetje për këtë takim mbetet aktivizimi i Mazrekajt.