e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Alarm te Partizani, Xhevahir Sukaj rrezikon Skënderbeun

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Alarm te Partizani, Xhevahir Sukaj rrezikon Skënderbeun

Xhevahir Sukaj ësh të njeriu i sukseseve te Partizani, pasi sa herë shënon sulmuesi shkodran, skuadra nuk humbet asnjëherë. Përveçse është njeriu i fitoreve, këtë sezon Sukaj rezulton edhe si "vrasësi" i derbit për bardheblutë.sukajNë fazën e parë shënoi golin e vetëm dhe të fitores, ndërsa të premten realizoi golin e parë për të kuqtë ndaj bardhebluve që në minutën e 6-të. Por derbi mund t'i kushtojë shumë shkodranit të kuq, pasi me lëndimin që mori në fillim të ndeshjes pritet të mos jetë në dispozicion të stafit për disa ditë.

Në minutën e 4-t të derbit, gjatë një aksioni sulmues, Sukaj përplaset me portierin Edvan Bakaj. Me vështirësi sulmuesi e mblodhi veten dhe dy minuta më pas ndez atmosferën në "Qemal Stafa" me golin që shënoi në portën e Tiranës.

Mësohet se nga përplasja që pati me portierin Bakaj, 28-vjeçari ka pë- suar një tërheqje muskulore. Burime të sigurta në klub tregojnë për "Panorama Sport" se sulmuesi do të mungojë ndaj Bylisit. Mirëpo, në një rrezik të madh është edhe ndeshja e fundjavës ndaj Skënderbeut.

Gjatë këtyre ditëve, lojtari do të bëjë terapi intensive për të qenë gati ndaj korçarëve. Duket i vështirë rikuperimi, por do të ketë luftë me kohën deri në ditën e ndeshjes.

Nga sa mësohet, të njëjtat burime tregojnë për gazetën se Sukaj ka sakrifikuar ndaj Tiranës, pasi është dëmtuar që në minutën e katërt, por, duke mos dashur të lërë në baltë skuadrën, ka qëndruar deri në momentin kur dhimbjet janë shtuar dhe e ka pasur të pamundur të vraponte.

Në minutën e 64-t të ndeshjes, Sukaj u zëvendësua nga Raçiç dhe shkodrani e la fushën, madje edhe stadiumin duke çaluar. Në këto kushte, trajneri Agostineli do të ketë një mungesë të madhe për në Ballsh, pikërisht lojtarin që zgjidhi edhe përballjen e fazës së parë me Bylisin në minutat e fundit të sfidës, kur i dha Partizanit fitoren.