Gashi e nis me humbje, 67 minuta për debutimin në transfertë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shkëlzen Gashi ka nisur pjesën e dytë të sezonit. Transferimi në Amerikë ka bërë që futbollisti i Kombëtares të ketë qenë aktualisht në periudhë përgatitjesh dhe vetëm dje ka rinisur aktiviteti sportiv për ish-sulmuesin e Bazelit.
Gashi e ka nisur si titullar aventurën amerikane me Kolorado Rapids, mirëpo skuadra e shqiptarit është mundur. Një nisje jo me këmbë të mbarë për futbollistin e kuqezinjve, që është mundur minimalisht 1-0 nga "Tërmeti San Hoze".
Fraksioni i parë i lojës ka qenë i barabartë dhe ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë, në minutën e parë të saj, vendësit kanë kaluar në avantazh. Shqiptari është aktivizuar deri në minutën e 67-të dhe më pas është zëvendësuar nga trajneri i Kolorado Rapids. Ndeshja ka përfunduar 1-0.