e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Austri-Shqipëri, shiten 20 mijë bileta, më shumë sesa për Turqinë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Austri-Shqipëri, shiten 20 mijë bileta, më shumë sesa për Turqinë

Duhen ende 20 ditë që Austria dhe Shqipëria të zbresin në fushë për ndeshjen miqësore të 26 marsit, mirëpo mediat austriake kanë bërë me dije për interesimin aktual.kombetarja_2016_miqesore Bëhet fjalë për një numër biletash të shitura deri tani që është përafërsisht në kuotën 20 mijë. Austria do të luajë edhe një ndeshje miqësore me një Kombëtare si Turqia, mirëpo aktualisht interesimi për atë ndeshje është thuajse jo më shumë se 15 mijë.

Pra, mediat austriake kanë bërë me dije se aktualisht përballja me kuqezinjtë ka marrë vëmendjen më të madhe të mbështetëseve të Kombëtares austriake.

Me siguri që numri i biletave të shitura për të dyja këto përballje do të rritet, por interesant është fakti që aktualisht janë shitur më shumë bileta në ndeshjen që kundërshtare do të jetë Shqipëria, sesa në atë që do të jetë Turqia.