Partizani/ E premtja e gjen më të plotë skuadrën e kuqe
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në drejtimin e trajnerit Andrea Agostineli dhe stafit teknik, Partizani dje ka vijuar përgatitjet e radhës në "Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare" në Kamzë, në kuadër të javës së 22-të të kampionatit.
Në dallim nga seanca e së enjtes, ku përgatitjet u kryen me organikë të reduktuar, dje trajneri italian e ka pasur më të plotë tekniko-taktit dhe janë përfshirë të gjithë lojtarët. Mentor Mazrekaj vijon të mbetet mungesa e vetme, pasi mesfushori po zhvillon veçmas fazën e rikuperimit.
Drejtori Dervishi në daljen e djeshme para mediave paralajmëroi se Mazrekaj do t'i bashkohet ekipit vetëm pas sfidës së ditës së hënë me Kukësin. Duke filluar nga sot, trajneri Agostineli do të nisë të mendojë më konkretisht për formacionin që do të aktivizojë ndaj Kukësit, ku fitorja është kthyer në detyrim-përcaktim për "demat". Në të kundërt, furtuna është e paevitueshme në kampin e kuq.