Partizani/ 2 mungesa të sigurta për Laçin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Prej javësh, trajneri Andrea Agostineli nuk e ka pasur të plotë grupin, pasi të dëmtuarit dhe të pezulluarit kanë ndjekur njëritjetrin nga ndeshja në ndeshje.
Edhe për transfertën e Laçit, grupi nuk do të jetë i plotë, pasi dy mungesa janë të sigurta. Filipe Gomes dhe Astrit Fazliu kanë marrë kartonin e tretë të verdhë në ndeshjen e fundit me Teutën, kështu që ata janë të pezulluar për Laçin.
Labinot Ibrahimi e ka kryer gjysmën e pezullimit tetë- javor, kështu që pjesa e mbetur pritet të shlyhet duke paguar gjobën. Nga pezullimi rikthehet Stevan Raçiç, gjithashtu shpresohet të rikuperohet edhe Renaldo Kalari, që mungoi në Durrës. Pikëpyetja më e madhe qëndron te Mentor Mazrekaj