e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pjesët e para, Tirana nënkampione

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pjesët e para, Tirana nënkampione

Tirana është nënkampione e pjesëve të para. Nëse ndeshjet do të luheshin vetëm për 45 minuta, atëherë bardheblutë do të rivalizonin për titullin dhe nuk do të ishin në pozita që do të diskutonin edhe zonën "Euro".tiranaKur janë luajtur 27 javë nga ky kampionat, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka sigluar për një fraksion loje 10 fitore, 13 barazime dhe 4 humbje, duke grumbulluar 43 pikë.

Në fakt, kaq ka edhe Partizani, por "derbi" fitohet nga bardheblutë pasi kanë një gol më pak të pësuar, vetëm 8 nga 9 që kanë të kuqtë.

Ndërsa raporti i efektivitetit para portave kundërshtare është njësoj, ato kanë shënuar nga 16 secila. Në krye të tabelës është Skënderbeu, që mbetet kampion për çdo pjesë loje, duke sigluar 12 fitore, 10 barazime dhe 5 humbje.