e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Parker: Surprize Frances pas 21 ndeshjesh

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Parker: Surprize Frances pas 21 ndeshjesh
Mesfushori i Anglisë, Skot Parker, ka thënë se do të shijojë çdo sekondë që do t’i jepet shansi të luajë në Evropian, ndërsa objektiv të parë ka të thyejë Francën. Mesfushori i Totenhemit ka pasur shansin që në 13 ndeshjet e tij me kombëtaren të mbajë një herë edhe shiritin e kapitenit.

“Personalisht për mua është maja e karrierës. Do të luaj në Evropian dhe do të shijoj çdo sekondë që do të jem në fushë. Me Roi Hoxhsonin do të kemi një skuadër shumë të organizuar dhe perfekte taktikisht. Mesfusha është pika jonë më e fortë. Kam shumë besim se do ta ndalim Francën për herë të parë pas 21 ndeshjesh”, – tha ish-lojtari i Uest Hemit.