e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ferdinand: Karriera ime me kombetaren ka mbaruar�!!!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ferdinand: Karriera ime me kombetaren ka mbaruar�!!!
Ka mbetur jashtë finaleve të “Euro 2012”, sepse trajneri Roi Hodgson nuk ka preferuar ta ketë në skuadër së bashku me XhonTerrin, duke iu druajtur një përcarjeje të kombëtares në turneun e kësaj vere. Ky moment duket se e ka detyruar mbrojtësin e Mancester Junajtid, Rio Ferdinand, të pranojë se karriera e tij me përfaqësuesen e Anglisë ndoshta ka marrë fund. “Mund të thuhet se ndoshta ka marrë fund karriera me Anglinë për mua.

Nëse nuk më marrin tani, sidomos kur kombëtarja ka lojtarë të dmtuar, atëherë ka pak gjasa të ftohem sërish. Gjithmonë kam thënë se nuk do të tërhiqem nga futbolli ndërkombëtar derisa të kem mundësitë të luaj, dhe nuk do ta bëj këtë. Do të jem ende në dispozicion. Kam shpresuar shumë se do t’i arrij 100 ndeshje me kombëtaren, mirëpo për arsye të ndryshme kjo nuk ka ndodhur”, – citon “The Sun” fjalët e Ferdinand.