Dalglish: Xherrard lider i lindur, e udheheq Angline te suksesi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Keni Dalglish nuk ka asnjë dyshim. Stiven Xherrard do të jetë lider i denjë për t’i udhëhequr “Tre Luanët” drejt një Evropiani të jashtëzakonshëm. Ish-trajneri i Liverpulit nuk i kursen elozhet për ish-kapitenin e tij, të cilit Roi Hoxhson i dorëzoi shiritin edhe në kombëtare. Një vendim i tillë, për trajnerin skocez, është gjëja më e drejtë që ka bërë 64- vjeçari në këto pak javë në krye të detyrës. Xherrard është një zgjedhje e shkëlqyer, – komentoi 60-vjeçari për “Mirror”. –
Puna që Stiven ka bërë te Liverpuli është e jashtëzakonshme. Ai është nxitësi perfekt i shokëve të skuadrës dhe është një emblemë e ekipit 18 herë kampion i Anglisë. Është lider i lindur. Kur unë mora drejtimin e ‘reds’-ave për të dytën herë nisa të kuptoj se çfarë pune të mrekullueshme kishte bërë gjithë këto vite”.
Dalglish i shkarkuar nga stoli, për shkak të sezonit më të dështuar në “Anfield Road” prej disa dekadash, pranon se dëmtimet e 4 lojtarëve pritet të ndikojnë jo pak në formën që do të shfaqin ishullorët në Evropian, por ai beson se edhe me këtë organikë, Anglia mund t’ia dalë. “Pa diskutim që dëmtimet dhe pezullimi i Runit në dy ndeshjet e para do të ndihen, por Anglia ka një grup të fortë. Unë i shoh edhe këta lojtarë të aftë për të mundur çdo rival që kanë përpara, përfshirë edhe Francën”.