Paralajmerimi portugez, ka 'lufte' me tulipanet
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Holanda e ka pasur gjithnjë të vështirë të fitojë me Portugalinë. Më shumë sesa prej kualiteteve të luzitanëve, “tulipanët” kanë vuajtur lojën e ashpër të kombëtares iberike.
Takimi i fundit mes tyre në 1/8-at e Botërorit “Gjermani 2006″, më shumë se për rezultatin (fituan 1-0 portugezët me gol të Manikes), mbahet mend për kasaphanën që ndodhi në fushë. Kurrë më parë në një ndeshje Evropiani apo Botërori nuk janë dhënë më shumë kartonë nga arbitri. Gjyqtari rus, Valentin Ivanov, e ka nxjerrë kartonin e verdhë nga xhepi plot 16 herë më 25 qershor të 2006-ës, ndër të cilët edhe 4 të kuq. Ishte një ndeshje që vetëm të fituar nuk pati, skuadrat e përfunduan ndeshjen me nga 9 lojtarë secila dhe vetëm futboll nuk u luajt.
Ndërhyrje të ashpra, ankesa dhe simulime, dhe në fund Luis Felipe Skolari dhe Marko Van Basteni nuk shtrëngonin duart. Portugalia kualifikohej në çerekfinale kundër Anglisë, por logoja e “Fair Play”-t: “A Time To Make Friends” (Koha për të bërë miq) nuk i shkonte kësaj ndeshjeje. Një prej protagonistëve të portugezëve në fushë, Fernando Meira, pranon 7 vjet më vonë se qëllimi i skuadrës së Skolarit ishte të dëmtonte holandezët: “Edhe përpara nisjes së ndeshjes, lojtarët nuk i kursyen fyerjet në tunel. Ishte ndeshje e shkëlqyer për spektatorët. Qëllimi ynë ishte t’i dëmtonim holandezët. Gjithçka nisi pas minutës së shtatë, kur Bularuzh ndërhyri rëndë ndaj Ronaldos”.