e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Jong njeh pikat e dobeta

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Jong njeh pikat e dobeta
Najxhel De Jong, mesfushori i Holandës, ka besim se në fund të sfidës me Portugalinë kombëtarja e tij do arrijë të kualifikohet për në çerekfinale. “Rivalët tanë janë një skuadër shumë e shpejtë që e bazon lojën e saj te krahët, ku Ronaldo e Nani janë të paparashikueshëm. Por, gjithsesi, kjo e bën atë të dobët në qendër, prandaj duke luajtur më kompaktë, ashtu siç kemi bërë në eliminatore, atëherë kam bindjen se mund të fitojmë dhe të kualifikohemi, sepse e meritojmë të jemi ende pjesë e këtij Evropiani”.