e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bento: Portugalia ne sulm, nuk u trembemi holandezeve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bento: Portugalia ne sulm, nuk u trembemi holandezeve
Paulo Bento nuk i trembet Holandës dhe ka premtuar se nuk do të shohim një skuadër që mbrohet në ndeshjen e sotme. Luzitanët vijnë në takimin e fundit të Grupit B në Kharkivë me dy rezultate nga 3 të mundshmet, gjithnjë në rast se Danimarka nuk fiton kundër Gjermanisë. Iniciativën pritet ta marrë Holanda, së cilës i duhet një fitore me të paktën dy gola diferencë dhe fitorja e Gjermanisë, por Bento paralajmëron lojtarët e tij se ata nuk duhet ta humbasin përqendrimin kur holandezët të kontrollojnë topin.

“Në një grup kaq të balancuar ti nuk mund ta dominosh ndeshjen për 90 minuta. Ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë, është që të krijojmë sa më shumë raste ashtu siç kemi bërë me Gjermaninë dhe Danimarkën. Kjo do të thotë që ne nuk do ta humbasim identitetin në fushë, pra nuk do të luajmë vetëm me kundërsulm.

Portugalia ka treguar forcë karakteri pas humbjes 1-0 me Gjermaninë dhe gjeti forca për të shënuar golin e tretë dhe të fitores me nordikët, edhe pse ata barazuan një ndeshje që kryesohej 2-0″, – deklaroi të shtunën trajneri i Kristiano Ronaldos Lidhur me kritikat për gjendjen jo të mirë që po kalon kapiteni nga i cili pritet shumë këtë turne, Bento nuk preferoi të komentonte, ndërsa lidhur me ndeshjen shtoi më tej: “E dimë se cila do të jetë strategjia e Holandës që prej minutës së parë. Të gjitha skuadrat holandeze kanë të njëjtin stil loje.

Duan të qarkullojnë topin dhe ta kontrollojnë lojën deri në vërshëllimën finale. Por kjo nuk do të thotë që ne do luajmë me kundërsulme. Do të përpiqemi ta bëjmë ne atë që bëjnë holandezët, jo vetëm në aspektin mbrojtës, por edhe në sulm. Duam të fitojmë ndeshjen dhe më pas lë të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk do ta kemi mendjen se çfarë po ndodh në Lviv. Jemi 100% të përqendruar në takimin tonë. Rezultatin e Gjermanisë do ta mësojmë menjëherë pas vërshëllimës finale”.