Palasio: Doja të vdisja në momentin që humba penalltinë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjatë një interviste të publikuar në emisionin "Total Italian Football", Rodrigo Palasio preku disa tema në lidhje me të kaluarën e tij dhe aktualitetin.
"El Trenza" zbuloi se e kujt ishte merita që e solli në Itali. Ndërkohë që pranoi se ajo çfarë i ndodhi pak javë më parë në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës i kishte hapur një "plagë" të madhe.
Italia - "E kisha ndarë mendjen që të vija në Europë për të luajtur. Një ditë Preciozi mbërriti në Buenos Aires që të më ofronte një kontratë 3-vjeçare. Pranova menjëherë dhe tani them se bëra zgjedhjen e duhur".
Interi - "Mbërrita pak vonë në të tillë ambient, por faji është vetëm i imi. Vite më parë, edhe pse kisha shumë oferta prej disa klubesh italiane, unë refuzoja, pasi te Boka isha në shtëpinë time. Por, me kalimin e kohës, reflektova dhe u largova nga Amerika e Jugut".
Fanella - "Kur mbërrita tek Interi nuk mora fanellën me numër 22 pasi doja që ai numër t'u kujtonte tifozëve Militon. E bëra, edhe pse nuk doja që të nisnin krahasimet mes meje dhe tij".
Juventus - "Kurrë më parë nuk kisha humbur penallti gjatë ekzekutimit të tyre në ndeshjet që mbarojnë në barazim. Fakti që humba atë kundër Juves ishte një eksperiencë e keqe. Në ato çaste doja që të vdisja. Herën tjetër do të jem gati për të shënuar".