Kazertana humbi 6-0, tifozët i vunë flakën makinës së sulmuesit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kazertana humbi 6-0 supersfidën e ditës në Lega Pro (kategoria e tretë në Itali) kundër Beneventos dhe fill pas përfundimit, makina e Xhanluka De Anxhelis, sulmuesit të kuqebluve, u dogj mes flakëve, në parkingun e stadiumit "Pinto" (impianti ku Kazertana luan ndeshjet), ndërkohë që skuadra luante në transfertë. Vetura e tij ishte objekti ku tifozët shfrynë vrerin, ndërkohë që kanë nisur hetimet.
Pas kërkimeve të para, zjarrfikësit nuk janë zhbalancuar. Në fillim u përfol se zjarrin mund ta ketë shkaktuar një qark i shkurtër i "BMW"-së, por duke parë edhe ngjarjen e ditës, hipotetizohet se makina e shkrumbuar ka qenë një hakmarrje nga ana e tifozerisë së Kazertanas.
Stadiumi "Pinto" u rrethua nga forca të shumta policore që prej orës 17:30, sepse shumë ultras ishin mbledhur për të pritur rikthimin e ekipit të tyre, por në një klimë të tensionuar. Prandaj, duke parë situatën, policia ka këshilluar skuadrën që të mos rikthehej dje në Kazerta, për të qetësuar atmosferën, por t'i drejtohet një hoteli, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.