Probleme me luksin, ja dilemat e Guardiolës
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bajerni i Mynihut është më i plotësuar se kurrë përpara Juventusit. Trajneri Guardiola ka probleme me luksin sidomos në repartin e mesfushës difensive dhe ofensive.
Kundër Verderit, spanjolli la pushim disa titullarë. Për strategun e bavarezëve vetëm dy lojtarë janë të paprekshëm nga formacioni: Manuel Nojer dhe David Alaba.
Si Levandovski dhe Myler janë lënë pushim nga një ndeshje. Sigurisht për t'u çlodhur, pasi edhe ata janë të pazëvendësueshëm.
Në duelin përballë "Zonjës" ka përplasje të shumta për formacionin: Riberi apo Kosta? Alonso apo Vidal? Myler, Koman apo Roben? Tiago apo Gëce? I vetmi repart që nuk ka shumë alternativa është qendërmbrojtja.