PSG kampione e Francës 8 javë para mbarimit të kampionatit (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Francezët e PSG-së kanë fituar titullin kampion 8 javë para mbarimit të kampionatit.
Fitorja e arritur pasditen e së dielës ndaj Torjës me rezultatin e thellë 9-0, bëri që skuadra e drejtuar nga Lorent Blank të fitojë titullin e katërt radhazi. PSG u shpall kampione me 77 pikë, ndërsa ndjekësi më i afërt, Monako, ndodhet në kuotën e 52 pikëve.
Protagonistët kryesorë në këtë ndeshje ishin Zlatan Ibrahimoviç me katër golat e tij dhe Edison Kavani me tripletë. Dy golat e tjerë u shënuan nga Pastore dhe Rabiot dhe rezultati tinal ishte 0-9 për PSG-në.