e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Flamurtari Bylis 0-0, dy të kuq në Vlorë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Flamurtari  Bylis 0-0, dy të kuq në Vlorë

Flamurtari - Bylis është takimi i fundit për ditën e sotme që do të zhvillohet në stadiumin e Vlorës. flamurtari bylisSkuadra e Ramadanit synon fitoren për t'ia larguar zonës së ftohtë. Nga ana tjetër të njëjtim qëllim kanë edhe ballshiotët.

Kategoria Superiore
Java e 26­-të

Flamurtari - Bylisi 16:00

Formacionet zyrtare

Flamurtari: Lika, Krasniqi, Lakoste, Pashaj, Çerkini, Kuqi, Nikolini, Telushi, Hoxha, Telushi, Da Silva
Trajner: Zekerija Ramadani

Bylisi: Frashëri, Dukiç, Brahja, Simiç, Peposhi, Alla, Gava. Muçaj, Mbella, Varea, Hoxhaj
Trajner: Adnand Zilxhoviç

Pjesa e parë- Një 45 minutësh i luftuar fort nga Flamurtari, por që nuk arrin të finalizojë. Janë vendasit që shfaqen më kërcënues në zonën e Frashërit me anë të Telushit, Hoxhës dhe Da Silvës por mbrojtja ballshiotë mbyll mirë aksionet e kuqezinjëve.

Djemtë e Ramadanit e nisin qetë takimin dhe marrin kontrollin e topit, qarkullojnë, tentojnë të gjejnë hapësirat e duhura duke i bërë presion Bylisit por nuk ja dalin. Ndërsa skuadra mike numëron raste të pakta në zonën e Likës, ku shfaqen njëherë të vetme me anë të Mbellës, i cili provon nga distanca por pa rezultat.

Minutat

Mbyllet takimi 0-0.
90´
kros i Krasniqit drejt zonës për Lushtakun i cili gjuan drejt portës por pret Frashëri, provon Curri por kontrollon portieri korçar i ballshiotëve.
Akordohen 5 minuta shtesë
88´
Dushku tenton i vetëm brenda zonës por jashtë kuadratit.
88' Curri dëbuton me Flamurtarin.
87´ Provon të mbetet përpara Flamurtari, tenton të gjejë avantazhin.
84´ Simiç ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, del me të kuq.
81´
Peposhi provon krosimin drejt zonës por kontrollin e topit e merr Çerkini.
77´
Portieri Frashëri ndëshkohet me të verdhë, vonon lojën.
75
minuta lojë, përplasje të shumta mes lojtarëve,ndërhyrje të gabuara, faulle dhe kartona të verdhë.
70´
Simiç ndëshkohet me karton të verdhë.
68´
Pepa shkakton faull ndaj Hoxhës, ndëshkohet me të verdhë.
67´
Goditje dënimi për Flamurtarin. E ekzekuton Lushtaku, topi përfundon jashtë.
65´
Edhe pse me 10 futbollistw Flamurtari vazhdon ti bwjw presion skuadrws sw Bylisit.
63´
Tension në fushë. Alla shkakton faull ndëshkohet me të verdhë.
61´
Telushi shkakton faull ndaj Muçës, ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, del me të kuq.
60´
Pakujdesi e La Kostes, Varrea provon brenda zonës së Flamurtarit, por pret Lika.
59´
Ylli Hoxha gjuan fuqishëm drejt portës por reagon Frashëri.
58´
Kundërsulmon Bylisi, tentojnë nga distanca por kontrollon Lika.
56´
E rimarrin dhe njëherë kontrollin e topit lojtarët e Flamurtarit dhe provojnë të dalin para në zonën e Stivi Frashërit.
55´
Laksote ndëshkohet me karton të verdhë.
53´
Goditje këndi për Bylisin, e ekzekuton Hoxhaj, largojnë vendasit.
49´
Goditje këndi për Flamurtarin e 5-ta. E ekzekuton Hoxha, largon Peposhi.
48´
Alla shkakton faull ndaj Da Silvës. Goditje dënimi për vendasit, e ekzekuton Lushtaku, devijon Peposhi.
45´
Telushi provon nga distanca, por nuk e gjen në befasi Stivi Frashërin i cili pret.
Mbyllet pjesa e parë 0-0.
45'+1´
Goditje dënimi e ekzekuton Nikolini, Lakoste përplaset me njërin nga lojtarët e Bylisit, vendasit pretendojnë faull por gjyqtari lejon vazhdimin e lojës.
Akordohet 1 minutë shtesë.
44´
Ylli Hoxha provon me të majtën nga distanca, devijon Alla, vendasit fitojnë goditje këndi. E ekzekuton Hoxha, del Frashëri.
43´
Mbella provon nga distanca por topi përfundon jashtë kuadratit.
41´
Goditje këndi për Bylisin. E ekzekuton Hoxhaj, grushton Lika, topi përfundon tek Muça i cili provon nga distanca por pa rezultat.
39´
Telushi krosn për Ylli Hoxhën në të djathtë, mesfushori pason për Da Silven në zonë i cili gjuan me kokë por jashtë kuadratit.
36´
Da Silva tenton brenda zonës së ballshiotëve por pa rezultat.
34´
Flamurtari përpiqet të gjejë hapësirat e duhura duke i bërë presion Bylisit.
31´
Kundërsulmon Bylis, provon të shfrytëzojë një goditje në gjysmëfushën e Flamurtarit por largojnë vendasit.
26´
Flamurtari vë në rrezik zonën e Frashërit, ndërton aksione dhe tenton të realizojë por mbyllin miqtë.
20´
Telushi provon nga distanca por pa rezultat.
15´
Loja përqëndrohet në mesfushë, lojtarët e Bylisit marrin kontrollin e topit për pak minuta, tentojnë të dalin në zonën e vendasve, por mbyllin mirë djemtë e Ramadanit.
09´
Muça shkakton faull, ndëshkohet me të verdhë.
05´
Flamurtari e nis mirë, qarkullon topin, dhe tenton të gjejë avantazhin.
Starton sfida